Rama ftesë Bashës për takim online: Të bashkojmë forcat dhe ekspertët

13 Prill 2020, 20:03

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish ftesë opozitës dhe drejtpërdrejtë kryedemokratit Lulzim Basha për një takim online, për të bashkuar të gjitha forcat dhe ekspertët në këtë situatë për t'i folur popullit në një gjuhë të vetme.