Rama fton qytetarët në 'takimin e madh për bujqësinë'

13 Nëntor 2019, 08:55

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka ditën e sotme me një ftesë drejtuar qytetarëve që të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, ku do të mbahet takimi i madh për bujqësinë.

Rama njofton se njerëzit që punojnë tokën do të jenë në shesh me produktet e tyre më të mira.

“Me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.