Kryeministri Edi Rama gjat një bashkëbisedimi për rindërtimin me qytetarët në Durrës bashkë me ministren e Bujqësisë Mila Ekonomi, ka deklaruar se është gati projekti për portin turistik për të cilën një kompani nga Lindja e Mesme do investojë mbi 2 miliard euro e do hapë 12 mijë vende pune. Rama tha se porti do jetë Marina me e madhe e Mesdheut.
Rama tha se edhe qeveritë e mëparshme e kanë pasur një ide të tillë, por nuk kanë qenë të aftë të thithin investitorë të mëdhenj të këtyre përmasave. gjatë bashkëbisedimit Rama dha një tjetër lajm të mirë, ku tha se është lidhur kontrata për ndërtimin e hekurudhës që e lidh këtë qytet me Tiranën.
Në vijim të përmbledhjes së situatës së rindërtimit, Rama tha se Spitalla do të kthehet në lagjen më të bukur të Durrësit pasi në mars do të nisë ndërtimi i 2 mijë apartamenteve të financuara nga Emiratet e Bashkuara. Lidhur me procesin e rindërtimit Kryeministri u është përgjigjur akuzave të opozitës se po shpërdorohen lekët e mbledhura nga konferenca e donatorëve, duke thënë se BE i menaxhon vetë paratë e saj. Këtu Rama shtoi se deri më tani të gjitha shkollat, çerdhet, kopshtet e rindërtuara deri më tani janë bërë me lekët e buxhetit të shtetit, ndërsa shtoi se në vijim do të bëhen me fondet e mbledhura.
Ndërsa bëri një bilanc të investimeve, Rama tha se pas një dekade Tiranën e sheh të bashkuar me Durrësin. Këtu foli dhe për mandatin e 3-të, duke thënë se ai duhet për të mbyllur të gjitha punët që janë në proces. Duke bërë ironi me Pd-në dhe kreun e saj Lulzim Bashës, Rama tha se nëse ai do të ishte në pushtet durrsakët nuk do kishin shpresa për të hyrë në shtëpi.
Lidhur me situatën COVID, kryeministri Rama tha se ka dyshime se në Shqipëri ka hyrë varianti afrikan që është 30% më agresiv se i pari.Gjatë fjalës së saj edhe ministrja Ekonomi ka deklaruar se në fokus të rindërtimit kanë qenë 2 faktorë të rëndësishëm. Njëri ka qenë që që të rindërtojnë mirë, ndërsa tha se fokusi kryesor kanë qenë njerëzit. Ministrja preku edhe disa fusha të tjera ku do të ketë investime, ndërsa këtu përmendi edhe peshkimin.
