Rama: gati vetingu për politikanët dhe familjarët e tyre. Basha: familjarët të perjashtohen

7 Shtator 2018, 15:21

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste, është ndalur tek propozimi i kryedemokratit, Lulzim Basha, për një proces Vetting-u në politikë. Rama ka thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

Kanë vrarë, kanë grabitur, nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Përtej kësaj unë them që çdo instrument i ri, i mundshëm, që bën transparencë për mua të parin, gruan time, tokat e gruas sime, pallatin e gruas sime, tenderat e baxhanakut tim, kunatin, fëmijët e mi është një instrument që mund të na vlejë. Në këtë sallë mendojnë që baxhanaku im ka marrë miliona, si sqarohet kjo tani, apo duke e lënë qeverisjen e duke u mbledhur në zyra e duke bërë komunikatat çdo orë për gomarllëqe që nxjerr nga goja PD, apo çizmja e PD që nxjerr nga qafa e këpucës., Kush e vë dorë në zjarr që baxhanaku im s’ka marrë 15 mln euro, mbase Taulanti, atëherë si bëhet.

    No videos found.