Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ministres së Jashtme Olta Xhaçkës, kryeministri Edi Rama ka falënderuar Gent Cakajn për punën që ka bërë duke thënë se ai e ka kryer detyrën ën kushtet e një ngërçi, duke iu referuar kështu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar.
Këtë Rama e ka quajtur një ngërç absurd. Ndërkaq ai shto ise Cakaj është goditur në mënyrë të shëmtuar por sipas tij ia ka dalë me sukses që ta mbajë këtë barrë.
