Rama: Gjykata justifikoi vrasësit duke thënë se qëlluan nga vetëbesimi i madh! Absurditeti i drejtësisë tonë kancerogjene

21 Janar 2021, 11:28

Kryeministri Edi Rama tha se gjykata për dy të akuzuarit se qëlluan dhe vranë dy protestues tha se nuk ata nuk kanë dashur të vrasin por nga vetëbesimi i tepruar kanë krijuar viktima. Kjo tha Rama është si të justifikosh një terrorist, që nuk i njeh viktimat por do të vendos një rend të ri botëror. Rama u shpreh se ky është absurditeti i jetës reale i sistemit të drejtësisë  dhe se duhet të ecet para me reformimin e plotë të saj.