Rama: Hapja e listave dhe përcaktimi i mekanizmit të koalicioneve parazgjedhore në kodin zgjedhor, dy pikat kyçe

7 Shtator 2020, 18:17 | Përditesimi i fundit: 2020-09-07 20:34:59

TIRANË- Sesioni i ri i kuvendit të Shqipërisë ka mbledhur ditën e sotme deputetët pas pushimeve verore. Në këtë sesion, deputetët do duhet të ngrenë kartonin për një sërë çështjesh të rëndësishme në funksion të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pikënisja e punës për palët duke qenë se 19 tetori duhet ta gjejë KQZ  dhe me anëtarë të rinj.

Në fjalën e tij, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 21 janar të 2021 të ketë filluar punën. Ai gjithashtu sot ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhur në Washington nën ndikimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump