Kryeministri Edi Rama tregoi se di do të bëhet hapja e listave pa ndryshuar sistemin, por vetëm duke e korrektuar. "Hapja e listave është një standard, formulat do të diskutohen. Hapja e listave nuk duhet të rrezikojë përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend. Thënë këto, dua të sqaroj se përse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi (për hapjen e listave), jo opinion, por duke iu referuar kodin të praktikave të Venecias dhe një deklarate që ka bërë Venecia lidhur me mosndryshimit e legjislacionit për sistemin, ku thotë se janë tre elementët; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.
Së dyti madhësia e zonave zgjedhore, nuk preket. Dhe së treti KQZ, kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo prekje e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit, pra produkt i kësaj. Ky është një ndryshim esencial, shumë më esencial se hapja e listave dhe derisa bëjmë këtë s'ka pengesë që të bëjmë tjetrën. Edhe kjo nuk përbën shkelje, se Venecia e sqaron se 'nuk është absolute që jo që parathuhet, dhe pikërisht rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes. Nga ana tjetër qoftë Venecia apo instancat e tjera cështje që lista të hapura, mbyllura, apo pragu, etj, i konsiderojnë mekanizma korrektues të një sistemi.