Rama i delegoi Cakajt detyrën e ministrit të Jashtëm, Meta: Nuk ndërhyj në organizimin e brendshëm të ekzekutivit

23 Janar 2019, 15:45

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm që kryeministri Edi Rama i ka bërë Gent Cakajt. Meta është shprehur se nuk do ta komentojë vendimin e Ramës pasi janë çështje që i takojnë organizmit të brendshëm të ekzekutivit. 

"Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë,"- tha Meta gjatë ceremonisë në Kamëz.

    No videos found.