Rama i dorëzon 'Yllin e Mirënjohjes' Nuncit Apostolik: S'je i pari që s'largohesh dot nga Shqipëria! I jep 'leksione' Metës: Titujt dorëzohen rrallë dhe për të gjallët

12 Tetor 2020, 19:01 | Përditesimi: 12 Tetor 2020, 20:13

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së dorëzimit të "Yllit të Madh të Mirënjohjes Publike", Nuncit Apostolik, Charles John Brown, tha se ai ka qëndruar në vendin tonë si një vëlla.

Teksa i shprehu mirënohjen, Rama u shpreh se ndihet mirë që ai është i mallëngjyer për largimin nga vendi jonë, ku më tej iu drejtua duke i thënë se nuk është as i pari dhe as i fundit që e ka pasur të vështirë ikjen, pasi e ka njohur në të vërtetë Shqipërinë.

r.k./Shqiptarja.com