Rama i heq vërejtje krerëve të PS në rrethe: Nuk keni vendosur bashkëkryetare gra! Të hapë krahun ai që e sheh partinë si pronë

29 Shkurt 2020, 14:17

"Duhet të hapë krahun kush nuk e ka kuptuar se PS nuk është pronë e asnjë shefi sado i madh apo i vogël. Qe na krerët e organizatave deri tek shefat në Tiranë. Akoma sot në vitin 2020 ne kemi gardhe dhe mure dhe kanale për njerëzit që duan të na bashkohen. Ne kemi kryetarë organizatash, deputetë, udhëheqeës që justifikojnë gardhe dhe mure. Nuk ka që jo këtë e kemi shok të mirë që nga koha e luftës. Ju doli keq ju që e latë partinë në dorën time. Kulmi është se ne vendosim që në çdo organizat të ketë një bashkëkryetare grua dhe sot që flasim akoma nuk i kemi të gjitha kryetaret gra aty ku kemi organizatat. Po e latë këtë në dorë të grave, dpuetëtve dhe shefave nuk do bëhet kurrë. Merreni në dorë vetë. Nëse ka një mundësi reale që ne të shtojmë forcën tonë elektorale janë gratë. Burrat çfarë kanë pasur për ta bërë e kanë bërë. Nëse ka një arsye madhore për të qenë krenare për këtë PS, është fakti se jemi ndër 5 vendet e para të botës për barazinë gjinore në qeverisje. Ka shumë ideologë brenda nesh që thonë se këto gratë në qeveri i keni me profil të ulët. Unë po iu them se kjo është mënyra për të parë se për çfarë janë ministrat. Puna e grave në qeveri është një punë që garanton siguri për të gjitha punët që duhet të bëjmë si qeveri