VORË- Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar çelësat familjes Ilir dhe Besnik Kodra në Marikaj të Vorës, të cilët mbetën në qiell të hapur. Kreu i qeverisë tha se kjo është një rast konkret kur në banesën para se të dëmtohej nga tërmeti jetonin dy kurora, ndërsa tashmë dy vëllezërit kanë secili shtëpinë e tyre.
“Ne e thamë se të gjithë atyre që iu është shembur shtëpia dhe aty ka pasur më shumë kurora, do iu jepen banesa aq sa kanë kurora. Këtu edhe shërbimet i keni më afër dhe jeni sistemuar besoj. Ne si qeveri jemi angazhuar dhe po punojmë për sistemin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit”, tha Rama.
Nga ana tjetër, ministrja Belinda Balluku bëri me dije se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit janë drejt fundit.
"Të gjitha shtëpitë e shtatorit përfundojnë dhe i kemi mbyllur, kemi filluar proceset dhe do të kemi dëgjesa sa i përket rindërtimit. 2600 aplikime, janë 2900 se në një aplikim janë dy kurora.", tha ajo.