Rama i përgjigjet Hajdarit: Bën një sallatë fjalësh! Duhet të sistemosh rrugët e mendimit

30 Janar 2020, 13:11

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deklaratave të Rudina Hajdarit nga foltorja e Kuvendit. Rama tha se dallimi mes saj dhe Bashës është se ai gënjen me dashje dhe është i vetëdijshëm për atë që thotë, ndërsa Hajdari flet pa e ditur kuptimin e asaj që artikulon. Duke ironizuar deklaratën e saj Rama e quajti fjalimin e Hajdarit një sallatë fjalësh, ndërsa e 'këshilloi' se duhet të sistemojë rrugët e mendimit.

"Opozitën nuk e zgjedh. E ke. E kishim opozitën këtu. Jeni si dy pika uji me ata që nuk janë këtu. Nëse ka ndryshim mes jush dhe Bashës është se ai gënjen me dashje, ju gënjeni me dashje, ai bën sikur nuk kupton, ju nuk kuptoni. Ju sa herë merrni fjalën kaloni nga betonizimi te krevatet, nga kontrolli mjekësor tek bllok në Tiranë. Taman si vër tulla me mistri. Vini këtu dhe bëni një sallatë fjalësh. Nuk dini të dalloni gënjeshtrën, akuzën. Një trishtim i madh kur mendoni se flisni në emër të të resë ndaj të vjetrës që ka përballë. Ju duhet të sistemoni rrugët e mendimit dhe sistemimit të fjalëve. Ju thoni se unë këtu thashë diçka tjetër. Transformoni fjalët që ju mendoni se po i kundërviheni. Unë nuk thashë që nuk kam qenë kryetar bashkie. Nuk mund të lini pa përmendur betonizimin e gjetur në pusin e paditurisë që ushqehet nga mllefi dhe prodhon fjalë pa asnjë lidhje me të vërtetën. Shkoni bëjeni kontrollin mjekësor bazë për të parë nëse funksionon apo nuk funksionon. Ju nuk e keni kuptuar dhe nuk do e kuptoni se pse humbni. Më thoni një arsye pse një shqiptarë duhet të shkojë të votojë zonjën Hajdari, ose zotin Lulzim. Më tregoni mua. Mbase unë jam i pavullnetshëm që t'i zbuloj ato që thonë ata. Zonja Hajdari, një këshill po të jap prapë, rrugën e ndërtimit të mendimit dhe jo marrjen peng të foltores këtu për sallatë fjalësh. Pak respekt", tha Rama.

    No videos found.