Rama i përgjigjet Murrizit: Nuk mund të bëj rolin e Lulit, votoni marrëveshjen e 5 qershorit

16 Korrik 2020, 13:55

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit të opozitës në parlament,Myslim Murrizi, duke thënë se PS do e mbrojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe ftoi opozitën parlamentare për të votuar.

“Nuk kam si të bëj këtu rolin e Lulit që do ishte roli i budallait kur flet për kërcënimet që i sjellin zgjedhjeve sidomos kur do hapim edhe listat. Nuk e them dot se nuk ke të drejtë. Kam qenë i bindur se duheshin zhbërë dhe adresimin duhet t’ja besonim njerëzve që vijnë nga marrëdhënie institucionale me shtetin. Kur Hamas dhe Fatah dy forca kundërshtare në Palestinë në kohën e konfliktit bënin zgjedhje dhe ia kishin lënë në dorë mësueve t’i administronin është e pamundur që Shqipëria mos ia besojë mësuesve apo nëpunësve atë detyrë dhe është e pamundur që partitë të konsiderojnë që këta njerëz janë aq budallenj sa të shkojnë në burg për hir të njërit apo tjetrit. Ti je dëshmi s’ti ka vjedhur votat PS por partia jote.