Rama ia thotë në sy Lavrov-it: Aleatë krenarë me NATO e SHBA (askush s'na detyron)!

26 Shkurt 2020, 14:46

RUSI -  Në vizitën e tij të parë në Rusi, në cilësinë e kreut të Prezencës së OSBE-së, kryeministri Edi Rama, përkrah ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se nuk është sekret, që marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel mjaft të ulët. Nga Moska, në një konferencë me kreun e diplomacisë ruse, Rama tha se Shqipëria është e pozicionuar krah aleatëve, NATO, SHBA dhe BE, jo si një detyrim për të ecur para në rrugën integruese të vendit tonë në familjen e madhe europiane, por zgjedhje për të qenë aleatë krenarë, siç ai theksoi. "Do ta shënoj në CV" - tha Rama që korrigjoi një herë ministrin rus, por Lavrov tha se ishte përkthim i gabuar për pjesën e aleancës së detyruar me SHBA dhe BE. "Nuk mendoj që Rusia është armik për askënd me të cilët ne jemi përkrah, ndonjëherë është konkurrent kërcënues, por jo një armik, prandaj kemi shumë gjëra që mund t'i shohim pa pretenduar të ndryshojmë themelet, dhe pa pretenduar që Rusia të ndryshojë gjërat e veta themelore", u shpreh kryeministri Rama, teksa theksoi se do të ketë sërish takime e komunikime mes tij dhe Lavrov.

Duke cituar ambasadorin rus, Rama tha se komunikimet e fundit Tiranë-Moskë kanë qenë prej largimit të Stalinit, por Lavrov tha se ka qenë vetë si kryeministër në vitin 2004 në Shqipëri, ku ka firmosur një traktat  miqësie me ministrin e jashtëm në atë kohë (që ka qenë Kastriot Islami), por se ishte pala shqiptare që e harroi atë dokument pa ratifikuar. Kryeministri Edi Rama tha se me t'u kthyer në Shqipëri do ta rishikojë këtë dokument, edhe pse të qeverisë së mëparshme, për ta bërë efektiv si shenjë të bashkëpunimit me Rusinë, për të cilin të dy liderët ishin një zëri se duhet zhvilluar më tej. 

Sa i përket konfliktit Rusi-Ukrainë Rama tha se prioritet i Shqipërisë në kryesinë e misionit të OSBE-së, do të jetë vëmendja ndaj qytetarëve të prekur nga konflikti, teksa të mëdhenjtë siç u shpreh ai, mundohen të sjellin zgjidhje paqësore.

Rama tha se Shqipëria radhitet përkrah aleatëve të saj të mëdhenj, për sanksionet, ndërsa sa i përket çështjes së Kosovës ai tha se "sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë". Megjithatë kreu i qeverisë theksoi se "nuk do të kenë asnjë ndikim në këtë pikë".

    No videos found.