'Rama ik, / Policia iu mbyll muzikën, besimtarët në Malin e Tomorit thirrje kundër kryeministrit

24 Gusht 2020, 09:36 | Përditesimi: 24 Gusht 2020, 09:36

Politika nuk ka mundur që të jetë larg vëmendjes edhe në malin e Tomorit, aty ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur në këto ditë peligrinazhi.

Dhjetëra të rinjë kanë shpërthyer në thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, pasi nuk lejohet muzika në sfond, teksa ishin duke parë ndeshjen finale të Champion League PSG- Bayern Munich.

Qytetarët janë acaruar, pasi policia iu ka mbyllur muzikën.

“Rama ik, Rama ik, ndize, ndize”, këto ishin thirrjet e qytetarëve.

b.ha./Shqiptarja.com