Rama: Ilir Meta, kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë! Turmat e opozitës me 2 gishta do të sjellin rritje të infektimeve, urojmë të mos jetë e papërballueshme

10 Prill 2021, 10:21 | Përditesimi i fundit: 2021-04-10 15:09:10

Nga Vlora ku ka shkuar për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, Kryeministri Rama ka kritikuar ashpër opozitën dhe Presidentin Meta për sjelljet e tyre të fundit.

Rama tha se këto që 'po ndodhin çdo ditë me ato turmat e shekullit të kaluar që po mblidhen me 2 gishta do të sjellin rritje të numrit të infektimeve.