Rama inspekton 2 shkollat e reja në Tiranë/ Veliaj: Klasa në natyrë, s'ka nevojë me i mbajtur fëmijët si në kotec

27 Prill 2020, 13:48 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 13:59:06

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj inspektuan procesin e ndërtimit të dy shkollave të reja “Vaçe Zela” dhe "Kristo Frashëri”, pjesë e programit të përbashkët qeveri-bashki për 17 shkolla të reja me standardet më të larta në kryeqytet. Veliaj shpjegoi si do të jenë shkollat e reja nisur edhe nga situata e pandemisë nga COVID-i që është krijuar.

"Këto që janë ikonë, Stefano Boeri ka projektuar këtë shkollë, dy te tregu Bujqësor dhe ajo te 'Shqiponja'. Do marrim arkitektët më në zë për shkollat "Sami Frashëri" dhe "Lasgush Poradeci" që të jetë dizajn.Tani një nga rekomandimet e urbanistëve edhe në situatën e pandemisë është që të bëjmë më shumë shkolla sesa na duhen sepse klasat do të jenë më të vogla dhe të kenë më shumë hapësirë lulishtet që disa klasa të bëhen në natyrë, nuk ka nevojë me i mbajtur fëmijët si në kotec, del nga klasa dhe e bën në bahçen e shkollës sikur është projektuar" tha ai.

    No videos found.