Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Sarandë, ka inspektuar punimet në Lungomaren e re në këtë qytet, ku ka thënë se puna vazhdon duke rritur numrin e të punësuarve.
Fillimi i portit turistik dhe kthimi i atij gjiri të braktisur në një gji ku mund të ankorohen disa qindra jahte, sipas Ramës do të bëjë që ekonomia të rritet përsëri.
