Rama inspekton punimet në rrugën e lumit të Vlorës: Një Shqipëri tjetër, spektakël i natyrës

6 Shtator 2019, 18:33 | Përditesimi: 6 Shtator 2019, 20:09

Rruga e lumit të Vlorës, ku ka mbaruar segmenti i parë dhe ka nisur i dyti, po sjell një transformim rrënjësor, jo vetëm të infrastrukturës, por edhe të hapësirës urbane dhe turistike. Rruga e Lumit të Vlorës është një prej investimeve strategjike me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e social për të gjithë zonën.

Kryeministri Edi Rama ishte sot Vlorë, ku dhe inspektoi ecurinë e punimeve, si dhe u takua me banorë të zonave përreth.

b.ha./Shqiptarja.com