Në fillim të fjalës së tij në Kuvend, Edi Rama ka ironizuar rebelimin përmes replikave që bëri Adriatik Alimadhi gjatë gjithë seancës. "Shpreh formën e jashtëzakonshme fizike të Alimadhit, është dëshmi e punëve të mjekëve. Përfitoj nga rasti ta them se ka pasur dhe nuk është përjashtim për Alimadhin, por për të gjithë ata që shkojnë në duart e mjekëve dhe infermierëve të sistemit tonë, një përkujdesje fantastike. Dhe forma juaj sot është dëshmi e kësaj. Sa i përket Ballit Kombëtar pastaj, ka rënë nga forma shumë kohë më parë dhe sa në formë të shkëlqyer të jeni ju, nuk kompensoni rënien nga forma pa kthim e Ballit Kombëtar. Por duke qenë se jam akuzuar si tradhtuar nga mbështetësit e palëkundur të PS-së dhe të mitë, për nderimin që i bëra Mit'hat Frashërit, gjë që do e bëja përsëri. Më besoni se Po t'ju dëgjonte sot do të ishte me Myslymin dhe jo me ju. Duke përfituar nga mungesa e Naltmadhnisë, Kujtim Gjuzit në sallë, po e konsideroj Myslymin përfaqësuesin e llogores, Myslymi në këtë rast do të ishte Mit'hat Frashëri. E njoh Frashërin më mirë se ty dhe sot do të ishte Myslymi. Këtu nuk ka vetëm një ball kombëtar ka disa, kjo ishte një nga arsyet e rrënimit. Pashë një ballist tjetër që doli këtu dhe mbajti një qëndrim, që turpëron kulturën dhe intelektin e Mit'hat Frashërit dhe tregon pse kauza e tij nuk kishte shans të kishte sukses se ai që foli këtu është ballisti tipi, nuk i duhet as dreqit" tha ai.
Rama ironi me Alimadhin: Ballist, forma juaj tregon punën e mirë që bënë mjekët
No videos found.