Rama ironizon Bashën: Strategjia ekonomike e Lulit, 'të ulim prodhimin e qumështit dhe të rrisim atë të djathit'

4 Shkurt 2021, 13:52 | Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 13:52

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish programin ekonomik të PD duke thënë se Basha ka logjikën që të ulim prodhimin e qumështit dhe të rrisim atë të prodhimit të djathit. Duke ironizuar pikat e programit të PD se do të rrisin pensionet dhe do të ulin sigurimet shoqërore, Rama tha se pensionet financohen nga sigurimet shoqërore dhe se logjikë e Bashës është t'i bie shkurt gjërave ashtu siç PD i ka rënë shkurt sa herë ka pasur pushtetin në dorë.

 

r.k./Shqiptarja.com