Rama ironizon thirrjet e Berishës për armatosjen e popullit: Ja vdekje, ja liri

23 Dhjetor 2018, 16:24

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u armatosur populli. Ditën e sotme, Rama ka publikuar një video tallëse në story-n e tij në Instagram, ku shihet një pulë e cila ecën e armatosur.

Bashkëngjitur pamjeve në video, Rama ka vendosur zërin e Berishës teksa bënte thirrje në Kuvend që qytetarët të armatoseshin.

“Bëjuni gati në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë do ushtojnë, o djem rrëmbeni armët ja vdekje ja liri!”-dëgjohet Berisha, ndërkohë që pula ecën e armatosur. Mbi video, Rama shkruan: E egër. 

    No videos found.