Rama: Italia engjëll mbrojtës i Shqipërisë nuk do ishim këtu ku jemi sot pa ndihmën e saj

6 Mars 2021, 10:20 | Përditesimi i fundit: 2021-03-06 10:52:47

Në një fjalim të gjatë në Këshillin Rajonal të Puglias, kryeministri Edi Rama ka përshkruar marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Italisë, duke vënë në pah se si ky raport ka ndryshuar, në ndryshim me 30 vite më parë. Ai thekson se Italia ka një kontribut shumë të madh në krijimin e Shqipërisë, e ndërsa e cilsoi Italinë “si engjëll mbrojtës”.

“Nuk e di nëse e meritoj gjithë këtë, jam shumë i surpriza, nuk është ndoshta një fjalë të përshtatshme, është një mikëpritje e befasishme, nuk mund ta vija kravatën, zbrita nga avioni dhe gjithçka dukej si një film i bukur, prandaj faleminderit nga zemra. Meqenëse është traditë që kur merr një çmim duhet të flasësh, unë dua që t’i falënderoj të gjithë. Kur pashë ato pamje që u shfaqen, mendoj se është e pabesueshme që ata njerëz ishim ne, jo ne shqiptarët, por shqiptarët që jetojnë në ditët e sotme, sepse duket një histori që ka ndodhur mijëra vjet më parë, por në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe sepse ne vinim nga tepër lart dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, të jashtëzakonshme, por ajo që i bën të pabesueshëm, është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën nëpër ato anije dhe janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, janë gati gjysmë milioni dhe gati 50 mijë që kanë një ndërmarrje të vogël dhe mijëra studentë nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne, Italia ishte një ëndërr, unë kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë, që më thoshte shqipja e të parëve tu. Italishjtja e të kaltërtve tanë.