Rama: Ja çfarë do lejohet hapur në qendrat tregtare

12 Mars 2020, 19:35

"Për qendrat tregtare, do të pezullohen të gjitha aktivitetet brenda tyre që nuk janë të lidhur me shërbimin për ushqim apo farmaceutik, dyqane rrobash, parfumesh do të mbyllen. Ndërkohë që cdo shërbim për ushqimet do të jetë i hapur. Nuk është e nevojshme, është e dëmshme që të shkojmë dhe të marrim me radhë furrat e bukës dhe të mbledhim bukë në shtëpi. Për blerjen e ushqimeve dhe ilaçe do të lëvizet, nuk ka mungesa. Ushqimoret, furrat e bukës dhe farmacitë do të jenë të hapura".

  •