Rama: Ja kush hëngri dajak te episodi i Majlinda Bufit

28 Shkurt 2020, 23:00

Në kongresin e PS-së, kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi tregoi një episod që një kryetar i organizatës socialiste në një fshat i vendosi duart në fyt, por përse? Ja si e tregon ngjarjen kryebashkiakja. "Nuk është turp të këmbëngulësh dhe ti biesh derës së një zyrtari që ka në dorë zgjidhje dhe kur ke bindjen në argumentet e tua edhe mund ta thyesh derën.

Kur diskutonim për herë të parë për një bashkë-kryetare në një fshat jo të afërt, kryetari aktual i saj gati sa nuk më mbyti dhe më vuri duart në fyt, se nuk e pranonte dot këtë fakt, se vajza në krah të tij duhet të kishte vite që të ishte aty, por ku ta gjejmë ne kur kjo ka qenë monopol vetëm i gjysmë gjinisë tjetër?" tha ajo.

Nisur nga rasti, kryeministri Rama u kërkoi grave socialiste që mos tolerojnë burra si ai që 'Majlinda Bufi mbasi i vuri duart në fyt, hëngri dajak ai, jo ajo'.

“Fjalimi programatik dhe detyrat dolën nga parafolësja por 3 gjëra dua të them. E para atë çështjen e sapohapur të vendosjes së një gruaje apo një vajze bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste. Mos e lëshoni dhe mos toleroni burra si ai që Majlinda Bufi mbasi i vuri duart në fyt, hëngri dajak ai, jo ajo. Atyre burrave bëjani si ia bëri Majlinda atij burrit, sepse është themelore që organizatat socialiste të ndryshojnë”, tha Rama.