Basha i akuzon se janë fasadë, Rama prezanton mjekët e Komitetit Teknik të Ekspertëve e formimin e tyre profesional

1 Nëntor 2020, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2020-11-01 13:36:00

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës mbi anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët kryedemokrati i quan vetëm fasadë të qeverisë.

Përmes një video në Facebook, Rama ka paraqitur një jetëshkrim të anëtarëve të këtij komiteti ekspertësh dhe eksperiencën e tyre në fushën e mjekësisë.

Në përbërje të këtij komiteti janë emra të spikatur të mjekësisë si Mira Rakacolli mjeke neurologe, Najada Çomo shefe e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT.

"Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm" - shkruan Rama në Facebook