Rama: Ja si 'turisti politik' nuk pranonte të futej në Shqipëri pa eskortë me pushkë

19 Qershor 2018, 15:03

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme me operatorë turistikë në Durrës ka folur për imazhin që Shqipëria ka tashmë tek të huajtë.

Rama tha se ka ende shumë punë për të bërë për të përmirësuar imazhin e vendit, por shtoi se ka ndryshuar perceptimi i të huajve për shqiptarët.

Rama ka treguar para të pranishmëve një rast, kur një turist i ardhur në Shqipëri fillimisht ka kërkuar një roje, por më pas ka shkuar tek Kryeministri dhe i ka kërkuar falje.

“Një turist politik erdhi dhe rrinte në aeroport, tha dua: roje me pushkë e makinë të blinduar. Nuk kemi ne i thamë, por të nesërmen erdhi dhe më kërkoi falje për të më thënë që e kishte imagjinuar Shqipërinë krejt ndryshe,”-tha Rama.

    No videos found.