Rama: Javët në vijim fillon hapja...rriten ndëshkimet për shkelësit që mund të sjellin rimbylljen

16 Prill 2020, 13:30

"Njerëzit mendojnë se kjo iku, është Edi Rama që nuk do që ne të shkojmë në punë. Krahas hapjes për popullin, duhet masat edhe për ata që kërcënojnë duke mos respektuar rregullat. Ne po përgatisim një plan të detajuar me protokolle sigurie për ata që do bëjnë biznes sipas niveleve të riskut, dhe ata që nuk i respektojnë, patjetër që do të dënohen. Në javët në vijim do të hapemi dhe do të shtrëngojmë masat për ata që nga hapja und të sjellin përmes shkeljeve, rimbylljen. Po abuzuan me hapjen ata nuk duhet të jenë 100 mijë veta, mjafton të jenë 100 veta na mbyllin prapë brenda, dhe atëherë as qese nuk ka më.