Kryeministri Edi Rama u shpreh se shumica është mësuar me bojkotin e kësaj opozite, që sipas tij, pavarësisht dorëheqjes nga mandatet, do të futet në zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se sërish do të humbasë. "Shqipëria pa dy protesta, e studentëve e djemve dhe vajzave të këtij populli dhe të atyre që ishin të padenjë për ta përfaqësuar këtë popull në parlament dhe në mënyrë më të padenjë u larguan nga parlamenti. Shqiptarët në këto dy protesta panë edhe qeverinë tonë. Prandaj, ne studentët i dëgjuam, protestën e tyre e mirëpritëm, nga protesta e tyre nxorëm përfundime të rëndësishme. Por studentët ia dhanë mesazhin gjithë popullit, ajo protestë ishte shuplakë për qeverinë dhe grusht për opozitën. Ata nuk kërkuan as dorëheqjen e ministres, apo qeverisë, pasi thanë se e dinë se vetëm këta që kemi mund ta bëjnë atë që ne duam. Një opozitë që studentët e refuzojnë, si mund ta pranojë populli. Mos u çudisni, vërtetë nuk është e mirë për demokracinë që të zgjedhurit të braktisin vendin e punës, por këta në parlament se ishin se nuk ishin puna ka vijuar.
Këta ndjenjën gjashtë muaj jashtë dhe erdhën ditën e fundit për rrogën, ne me ikjen e tyre jemi mësuar, thjeshtë është bojkot më i gjatë. Nëse do të ketë të tjerë që do të vijnë ti zëvendësojnë, le të vijnë. E marrtë lumi këtë vend nëse fati i opozitës mbetet në dorën e Saliut, Lulit apo Monikës. Ajo e tyre është urrejtje dhe jo opozitës. Ajo është të qëndrosh të qëndrosh në urrejtje. Me urrejtje nuk bëhet asgjë, pasi vetëm përcanë dhe shkatërron. Ne nu