Rama: Jemi në bisedime për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave anti-COVID

25 Mars 2021, 17:18 | Përditesimi i fundit: 2021-03-25 17:23:10

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është në bisedime e sipër për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinës anti-COVID.

"Një kohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinav, një fabrikë të teknologjisë së lartë që është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që bën edhe distrucionin Sonovax. Një fabrikë prodhuese e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë një pikë shumë e rëndësishme referimi për prodhime të cilësisë më të lartë", tha Rama.