Rama: Jemi në borxh me Policinë, do vëmë në praktitë standarde si në vendet e BE

13 Janar 2020, 11:56

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në objektivat e ardhshme, qeveria do bëjë të mundur krijimin e kushteve për Policinë e Shtetit të njëjtat si në vendet e Bashkimit Europian. Rama tha se armiku më i madh i Policisë së Shtetit është mungesa e vëmendjes nga shteti, dhe kjo sipas Ramës është eleminuar me ardhjen në pushtet të socialistëve.

"Sot jemi në borxh me kohën dhe policinë e shtetit, derisa të vënë në dispozicion të studentëve një strukturë të të njëjtave standardeve si në BE, dhe në funksion të Policisë së Shtetit një laborator shkencor si në BE. Reparti i FNSH do jetë model. E kam thënë dhe e përsëris armiku më i madh i policisë nuk është krimi por vetmia që lind nga mungesa e vëmendjes për ta dëgjuar. Nga dita që unë kam marr qeverinë ky armik është eleminuar. Ne kemi bërë gjithçka që sot të ketë më pak nevoja se dje. Sot Policia e Shteti është shumë herë më e mirë paguar se dje. Do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi duke respektuar Policinë e Shtetit. Duke qenë se është fillimi i vitit dua t'i përcjell një urim të gjithë familjarëve të atyre që janë në uniformë se në vazhdimësi do përpiqemi që respektin ta tregojmë me vepra, duke bërë që të gjithë fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit të kenë një të ardhme më të mirë", tha Rama.

    No videos found.