Rama jep lajmin e shumëpritur për fermerët: Do të heqim nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit

13 Tetor 2020, 13:47 | Përditesimi: 13 Tetor 2020, 13:47

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e shumëpritur për fermerët ku në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor, akciza, taksa e qarkullimit dhe e karbonit.

"Lajm pozitiv dhe i  shumëpritur për fermerët dhe ka të bëjë me karburantin.  Përpara se sa ta shpjegoj konkretisht dua t apërsëris që nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, në drejtim të njerëzve të punës këtu kam parasysh  zerimin e taksës mbi fitimin dhe tvsh për biznesin e vogël deri në 1 milion, kam parasyh rritjen e pagave 40% përqind për mjekët dhe infermierët për arsimtarët, ashtu sikundër kam parasysh një sërë investimesh për ekonominë kjo vjen si rezultat i faktit se reformat konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit i financave publike, rritja e konkurencës e të ardhurave kanë krijuar kushtet që ne ti bëjnë këto.

r.k./Shqiptarja.com