Rama jep lajmin për fermerët: Në 2021-in naftës i heqim akcizën, taksën e qarkullimit e të karbonit

13 Tetor 2020, 18:19

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e shumëpritur për fermerët, ku në një konferencë për zhvillimin ekonomik në vend, ka bërë me dije se do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor, akciza, taksa e qarkullimit dhe e karbonit. Duke nisur nga viti që vjen fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Përfitues potencial i kësaj skeme është çdo fermer që ka tokë dhe e punon atë. "Lajm pozitiv dhe i shumëpritur për fermerët dhe ka të bëjë me karburantin. Përpara se sa ta shpjegoj konkretisht dua ta përsëris që nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, në drejtim të njerëzve të punës këtu kam parasysh zerimin e taksës mbi fitimin dhe tvsh për biznesin e vogël deri në 1 milion, kam parasyh rritjen e pagave 40% përqind për mjekët dhe infermierët për arsimtarët, ashtu sikundër kam parasysh një sërë investimesh për ekonominë kjo vjen si rezultat i faktit se reformat konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit i financave publike, rritja e konkurencës e të ardhurave kanë krijuar kushtet që ne ti bëjnë këto.Nuk mund të bëheshin as vjet as parvjet as 5 apo 7 vjet më parë pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik mbi hapa që janë hedhur me rradhë për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin dhe për njerëzit. Sot do të ndërhyjmë për të filluar një regjim të ri për karburantin në regjim bujqësor. Do të heqim nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit, nga karburanti do të hiqet edhe taksa e karbonit. Do të ulim gjysëm për gjysëm mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe. Barra fiskale do të përjashtohet dhe do të konvertohet në sasinë e konvertuar në bazë të kritereve, përmes një karte të veçantë për çdo fermer", tha Rama. Rama tha se monitorimi në terren do të bëhet online dhe çdo fermer me NIPT mund të regjistrohet me një kartë të veçantë që të marrë naftën pa akcizë dhe TVSH.