Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë për takimin e radhës mes dy qeverive dhe u ndal në fabrikën e prodhimit të miellit dhe grurit, ku premtoi se do të heqin tarifat doganore, por nuk e dha në një datë.
Rama tha se nuk ka kuptim që të hiqen tarifat doganore me Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovën. Kjo duket si një mënyrë që po përdor kryeministri për të afruar Kosovën në nismën e Ballkanit të Hapur.