Rama jep vendimin zyrtar: Rritje e pagës me 40% për mjekët dhe 15% për arsimtarët!

6 Tetor 2020, 16:33

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka deklaruar sot vendimin final për rritjen e pagave të mjekëve dhe arsimtarëve, ku thekson se për bluzat e bradha do rritet 40%, kurse për mësuesit me 15%. Ai e ka quajtur rritjen e pagës për bluzat e bardha historike, ndërsa thekson se rritja e fondit të përgjithshëm të pagave gjatë qeverisjes së tij është dyfishuar.Unë nuk do të zgjatem shumë në shifra sepse do tua lë 2 ministrave por do të them që paga për bluzat e bradha do rritet 40%, rritja më e madhe historike për bluzat e bardha. Edhe për arsimtarët do të rritet me 15%. Detajet do ti japë ministria e Financave", tha Rama. Sa i përket fondit të përgjithshëm të pagave kryeministri bën me dije se është rritur nga 450 milion dollarë që ishte në 2013, në 710 milion dollarë sot. "Fondi i Përgjithshëm i pagave është rritur nga 450 milion dollarë në 2013 në 710 milion dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme. Që do të thotë se dy mandate të qeverisë atyre që nuk e di se ku e gjejnë kurajon të rikthehen, dhe mandatet e qevrisjes tonë është thuajse dyfishi i pagave në sektorin publik, me të njëjtin numër po e marrim megjithëse numri i punonjësve sot është më i vogël, pak më i vogël. Ata që ngatërrojnë pagesat me taksat konsumin e energjisë dhe ujit me taksat por dhe për të gjithë ata që insistojnë jashtë realitetit të fakteve se ne paskemi rritur taksat, kursimi nga taksimi i ndershëm në Shqipëri është 21 milion dollar ënë vit dhe 166 milion dollarë në këto vite. 166 milion dollarë të cilat ata ua merrnin njerëzve ne ua kemi lënë njerëve në arkën e familjeve të tyre është fakt. Vetëm nga kursimi i taksës, i asaj taksës famëkeqe të sheshte që ne e shembëm dhe e kthyem në taksë të ndershem kush fiton më pak paguan më pak dhe kush më shumë paguan më shumë", shtoi kryeministri.