E ndërsa në javën e fundit kryeministri Rama sulmoi prokurorin dhe gjyqtarin e Durrësit që lanë në burg drejtorin e Kadastrës duke i akuzuar si pjesë e organizatave kriminale, sot denoncoi një tjetër rast, këtë herë në Gjirokastër, ku tha se gjykata i kishte dhënë urdhër mbrojtje një burri që kishte dhunuar gruan.
"Unë nuk thash se nuk do të hapen negociatat. I kam lënë Presidentit dhe atyre që udhëheqin opozitën dhe të mohojnë ata që Bundestagu nuk votoi për hapjen e negociatave, për cfarë votoi për Kopshtin Botanik? Nuk thash hajde të bëjmë vetting tjetër, se po bën gjënë e duhur.
Thashë a ka ku të rrijë gjejeni vetë se cfarë...që ne mblidhemi këtu në këtë parlament përfaqësojmë popullin sovran dhe në ndërkohë pavarësisht se cfarë bëjmë ne dhe cfarë thuhet në ligj prokurorë dhe gjykatës e fillojnë duke grabitur dhe dhunuar e poshtëruar. Nëse duam ti biem shkurt, kjo. ...Ne mund të bëjmë ligje dhe reforma, por nuk fusim njerëz në burgje, pasi nuk e kemi këtë kompetencë sepse përndryshe bie sistemi. Por mund të mjaftohemi me kaq ne me të fortët që vijnë vërdallë dhe bëjnë ligjin mbi ligjin duke thënë se presim procesin.
Unë e quajt kot që të vijoj të dal këtu dhe t'i lë në baltë ata. Prandaj iu thash është koha të marrim një masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve në gjykata, prokurori dhe rrugë që bëjnë të njëjtën gjë. Cfarë është një gjykatës që brenda dy ditësh në apel vendos në mbrojtje burrin, që ka dhunuar gruan dhe tani thotë gruaja nuk duhet ti afrohet. Po të ishte ajo një e njohura e njërit këtu apo motra, apo fqinja e njërit këtu, do të vinit këtu ti binit qeverisë, apo të thonit një fjalim emocional, si ku i imi që nuk vlen asgjë nëse ne nuk veprojmë. Nuk mund ta lejojmë më që Shqipëria të mos bëjë kapërcimin e fundit me këta palaço në prokuroi, gjykatë dhe në rrugë.