Rama: Kemi caktuar datën për uljen e avionin të parë në aeroportin e Kukësit për të sjellë nga Londra ato që më kanë sharë! Do jetë dekada e shqiptarëve

20 Mars 2021, 14:40 | Përditesimi: 20 Mars 2021, 14:54

Kryeministri Edi Rama prezanton skuadrën e Kukësit për 25 prillin.

“Kjo dekadë do të jetë dekada e shqiptarëve. Skuadra e Kukësit është më e mira që ne i kemi ofruar ndonjëherë Kukësit, ku të gjithë mund të identifikohen lehtësisht me pjesëmarrësit në këtë ndeshje të PS-së, më vjen mirë që këtë skuadër ne kemi formuar për këtë ndeshje jo vetëm për një rezultat në Kukës. Petrit Malaj është një personalitet i njohur, por përtej roleve që ai i ka dhënë arkivës së kinematografisë shqiptare është një personalitet publik shumë i respektuar për integritetin e tij, për seriozitetin, për zemërgjerësin”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com