TIRANE-Në mbledhjen e tetë të jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se po kopsiten të gjitha dosjet me provat dhe shumë shpejt do të kemi listat me emrat e atyre që abuzuan me ndërtimet dhe do që do të dalin para drejtësisë. Procesi, tha Rama nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë, pasi dosja po përgatitet mirë në mënyrë që hetimet të mos shfryhen nga KÇK-ja.
"Hartimi i listës së atyre që do të bëjnë riparimet është në fazë përfundimtare, ne do të ndajmë pjesën kush do të bëjë dhe kush jo, duke parë gatishmërinë e tyre dhe duke vlerësuar kushtet e tyre financiare, pasi disa deklarojnë se kanë falimentuar dhe do të falimentojnë edhe në raport me ligjin nëse do të shmangen. Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete. Atyre që më shkruajnë që bien pre e lehaqenjeve që nxjerrja e përgjegjësive nuk është dicka që mund të bëhet sa hap dhe mbyll sytë, por kërkon dokumentim dhe KCK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos. Nuk do të ti japim KCK mundësinë të shqyejë ndonjë copë tjetër. Do të bëjmë çmos që të gjitha referimet të jenë të kopsitura, por kjo kërkon pak kohë dhe durim ju që me të drejtë kërkoni gjak"tha ai.