Rama: Kemi gati pasaportën dixhitale të vaksinimit, përgatitje nëse vende e tjera e vënë kusht udhëtimi

2 Mars 2021, 14:36 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 14:48:37

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vendi ynë ka gati pasaportën dixhitale të vaksinimit. Kjo si një formë përgatitjeje nëse vendet e tjera e vendosin kusht udhëtimi.

"Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit", tha Rama.