Rama: Kemi marrë 1170 doza nga kompania Pfizer! Brenda këtij muaji presim doza të tjera

1 Shkurt 2021, 21:10 | Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 21:16

Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur 1170 doza nga kompania Pfizer. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një konference.

"Pfizer lëvron dozat e para që janë 1170 doza. Ndërkohë zotimi i marrë nga Pfizer është se brenda muajit, nuk po jap data se u bë histori ndryshimesh do të vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10700 apo të 30 mijë të tjera" - tha Rama.

b.ha./Shqiptarja.com