Marrëveshjen për reformën zgjedhore e ndan vetëm një fije peri nga grisja. Kështu tha Edi Rama, që iu drejtua Bashës dhe Vasilit që të lënë shpifjet dhe sharjet në drejtim të PS-së. Edi Rama tha se marrëveshjen e pranuan për hirë të integrimit, edhe pse shumica e shqiptarëve nuk e duan.
"Ne duhet të mbyllim marrëveshjen, keni bërë gabim (Hajdarit) që keni braktisur këshillin, dhe pastaj cfarë doni që të diskutoni me ne një mirëkuptim për të votuar është temë, që pason dhe diskutimet këtu janë diskutime këtu, ata që janë jashtë nuk mund të imponojnë cfarë do të diskutohet këtu. Unë i them edhe njëherë sot Bashës dhe Peco Vasilit, mos dilni të shani dhe shantazhoni.
Mos na tundoni se për atë Zot, ajo është një marrëveshje që ka krijuar kushte pozitive për klimën, por për mua nuk është reformë, është një kthim mbrapa për funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet muhabet kafenesh lart e poshtë, por një fije peri e ndan nga grisja pasi këtë fije duhet ta ruajë mirë, se nuk e kemi për borxh që të shpifshin cdo ditë, pasi shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura.