Edi Rama u shpreh se nga sot nuk do të ketë më koalicione me vagonë sikur kanë qenë, dhe duke filluar nga 2021, por kjo nuk e pengon, tha ai që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të jenë bashkë në një koalicion, por me listë unike me formulën e re. "Këto ndryshime, ta dëgjojnë mirë ata që 5 qershorin e bënë si 28 nëntorin. 5 qershori është 4 ditë pas ditës së fëmijëve dhe ne e votuam një për një dhe nuk e prekim, por kjo që bëjmë e fut sistemin zgjedhor shqiptar në kornizën e botës me një miliard banor të OSBE-së. Nuk kemi asnjë interes politik që të ndërhyjmë të ndajmë çiftin Luli-Mona, ata na duhen bashkë, kemi edhe babaxhiken bashkë me të dhe atë dixhitalin e Lalzit dhe do ua tregojmë shqiptarëve mirë. Nuk po ndryshojmë natyrën e sistemit zgjedhor. Pragu elektoral nuk është vendosur në kushtetutë me këto ndryshime si %, kur erdhi nisma erdhi me %, 5%, kërkonte ndalimin e koalicioneve parazgjedhore në kushtetutë, të dyja këto ranë, por pse? Sepse nuk do të bënim votat ne, apo u tremb diktatori? Ranë sepse PS-ja kërkoi heqjen e tyre, pikërisht se PS-ja nuk ka lidhje me ato që flisni ju, ne kemi të meta plot, por jo ato që thoni ju. Por ju doni luftë imagjinare, ngaqë nuk keni shkrehur një pushkë, do luftë me zor, doni diktaturë me zor. Nuk po i hyj cfarë keni bërë ju kur ka qenë diktatura këtu, unë nuk merrem me dosje, merret Myslymi, por kam frikë se po të hapen ato dosje....Ndryshimet kushtetuese nuk i pengojnë palët të hapin listat 100%, përcaktojnë për shumë kohë, që nuk mund të jenë më pak se 2/3. Nëse kjo është hile e jona, atëherë pse i hapim më shumë se të gjithë ju të tjerët? Se ne jemi partia më e madhe. Me dakordësi të gjerë kjo mund të shkojë 100%. Ne e filluam nga ky tavan për gratë, përfaqësimin e grave. Le nuk kemi problem, diskutojmë. Por po bën dy javë që ne shkojmë për të diskutuar, ata vijnë na lexojnë parulla. Ata që kanë votuar sot këtu kanë bërë gjënë e duhur. Treni me vagonët fantazmë ka ikur në lumë dhe hapja e listave dhe mundësia e qyettarëve për të zgjedhur deputetin është reale. Nuk ka pula më".
Rama: Koalicionet me vagonë vdiqën, por s'e ndajmë Lulin me Monën, listat mund t'i hapim 100%
No videos found.