Rama: “Kokat e mëdha” nuk e kuptojnë filozofinë e platformës së bashkëqeverisjes

11 Shkurt 2019, 13:54

TIRANE-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë takimit me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje pasi i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes se ata që 'na përqeshin meritojnë vetëm keqardhje dhe mëshirë'. Përgjigja e kryeministrit vjen pas akuzave nga opozita.

"Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam është transformimi përmes inovacionit përmes zyrave të kudondodhura. Ajo zëvendëson letrat e drejtuara ministrive. Platforma mundëson që qytetari të jetë i pari. Kush do punë pa kushte, le ti drejtohet platformës. Kush na kritikon është i mirë se ardhur, por kush na përqesh meriton vetëm keqardhje dhe mëshirën tonë.

Janë me mijëra raste që nuk janë zgjidhur historikisht, asnjë qeveri e mëparshme nuk ua ka dhënë njerëzve këtë mundësi dhe nuk ka qenë e hapur për njerëzit. Qeveria jonë i jep fuqi njerëzve pa përkrahje, që nuk kanë mundur të ngrenë zërin dhe të dëgjohen" tha Rama.

    No videos found.