Rama komenton sërish ftesën që i bëri Bashës: Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken

16 Prill 2021, 14:27 | Përditesimi i fundit: 2021-04-16 14:32:18

Kryeministri Edi Rama sot gjatë një bashkëbisedimi me gratë në Tiranë, ka komentuar sërish ftesën që i bëri pak ditë më parë kreut të PD-së për bashkëpunim. Rama tha se nuk bëhet fjalë për një ftesë për bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken, nga halli se nuk kishte vota, por një ftesë për ta bërë politikën që ti ngjajë sadopak shqiptarëve.

‘Thirrja ime për Bashën për bashkëpunim u komentua si puna e botoks.. Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken nga halli se nuk kishte vota. Thirrja është për ta bërë politikën ti ngjajë sado pak në mos shumë shqiptarëve, përballë tërmetit, pandemisë rrezikut dhe natyrisht që shqiptarët në ato faza i bashkoi ajo që vinin njësoj nga brenda, por politika do të bëjë që bashkimi mos të vijë nga vuajtja apo nga halli, por është detyrimi më i dobishëm ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësirë ku njërzit mos të kenë frikë të hyjnë.’- tha Rama.