Rama konference live nga spitali i ri COVID

2 Qershor 2020, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2020-06-02 16:00:57

TIRANE- Kryeministri Edi Rama inauguroi sot spitalin Covid 4, struktura e re spitalore për përballimin e situatës nëse do të ketë një tjetër valë. Një spital karantinë, që kreu i qeverisë u shpreh se u ngrit në kohë rekord.

"Virusi nuk ka ikur. Vala e dytë thuhet se do të vijë në vjeshtë, mund të vijë, mund të mos vijë, nuk e dimë se cfarë impakti do të ketë fluksi i turistëve, por duhet të jemi gati. Ne vijojmë që të përgatitemi. Praktikisht është gati nëse do të na duhet të përballemi me flukse që i kalojnë kapacitetet e spitaleve që kemi.