Rama konferencë për mediat në Prishtinë: Jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare

30 Qershor 2020, 14:35 | Përditesimi i fundit: 2020-06-30 17:40:38

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë ku ka takuar sot paradite kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafën, si pjesë e axhendës së tij të nisur nga dita e djeshme. Më tej kryeministri i Shqipërisë mbajti një tjetër takim në orën 10:00 me Shpend Ahmetin te bashkia e Prishtinës, ndërsa tani po zhvillon një konferencë për mediat. 

Kryeministri Edi Rama nga Prishtina e cilësoi edhe një herë tjetër si fletërrufe akuzën kundër Presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit për krime lufte. "Unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj, për të t'i dhënë ....Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur e dinë të gjithë ka ndodhur dicka e rëndë. 

Komunikata është një fletë rrufe e ngjashme me ato publike gjatë revolucionit kulturor kinez. Është e pashembullt dhe e kombinuar në momentin e publikimit të saj, përbën arsye, edhe nëse publikimi është i arsyeshëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë. Takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm, një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e SHBA-së. Të jesh në pozicionin që jam unë, është privilegj dhe të jepet mundësia të kontribuosh për atë cka ishte dhe është vlera historike e UÇK-së.