Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishin në Zall-Herr, ku një familje tjetër ka hyrë sot në shtëpinë e re të rindërtuar pas tërmetit, ka deklaruar se gjobat e KQZ-së nuk do e ndalojnë punën e qeverisë.
Rama u shpreh se puna për rindërtimin nuk mund të quhet propagandë, po është detyrë parësore e kësaj mazhorance për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve më në nevojë sot, familjeve që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
