Rama kujton si kërkonte t'i binte në sy Mimi Kodhelit: Ishte super kinge dhe me flokë të gjata, gjuaja që të tregoja sa i zoti isha për kosha

16 Prill 2021, 13:54 | Përditesimi i fundit: 2021-04-16 14:01:02

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti me gra dhe vajza në Tiranë, ka folur ndër të tjera për figurat më të rëndësishme të kësaj partie. Duke prezantuar gratë socialiste, Rama tregoi histori të ndryshme sesi janë bërë ato pjesë e PS.

Kreu i qeverisë ka kujtuar edhe njohjen e hershme me Mimi Kodhelin. Rama tha se ishte i vogël, kur Mimi shkonte tek shtëpia e tyre bashkë me prindërit e saj. Kryeministri e përshkroi atë si një vajzë kinge, ndërsa shton se çfarë bënte për t’i rënë në sy.

“Me Mimin kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve dhe unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë bashkë me Mimin.

Ajo ishte një super kinge me flokë të gjatë, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.

Ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte, unë dilja poshtë dhe gjuaja për të treguar sa i zoti isha për të bërë kosha.

Por deri këtu, asgjë më tepër. Më pas u takuam pas shumë vitesh dhe Mimi punonte në sektorin bankar. Ajo erdhi të punonte me ne më pas. S’po jua tregoj pjesën tjetër të historisë sepse tani e dini”, tha Rama.