Kryeministri Edi Rama ka akuzuar tha se opozita dhe presidenti i kanë dalë në krah gjyqtarëve të cilët janë shënjestruar nga ANTI-KÇK-ja, pasi siç ai tha se janë të lidhur me ta për të liruar nga burgu kriminbelët.
"Kjo politika që bëhet këtu me hartime nuk duhet fare. Nga një vesh hyn dhe nga një vesh del. E bën njeriun gjithmonë e më të neveritur dhe të mos dëgjojë fare se çfarë bëhet këtu. Ju, ata keni dështuar dhe do të dështoni. I gjithë fronti i kundërshtarëve dhe kritikëve tanë ka dështuar dhe do të dështojë jo se ne nuk kemi gabime dhe të meta por ju jeni pa lidhje. Mundohuni të kuptoni se e kam me të gjithë ju që më dëgjoni tani nga ekrani. Nuk e ndjeni këtë popull dhe nuk e ndjeni fare se çfarë do ky vend dhe këta njerëz. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë shumë më mirëkuptues ndaj nesh dhe dinë të ndajë kush bën gjithçka . Mirë këta. Po për këta gjykatësit dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vettingun dhe vetëm për vitin 2019 kanë dhënë 28 vendime të paligjshme. Apo ata ju duhen se ndërkohë që lirojnë kriminelët ju japin ushqimin që të villnin vrerin që janë arsyeja pse lirohen ata. Ju nëpër këto klubet e mbrëmjes ku ulen UFO me drejtime të ndryshme që janë me elitë. Ulen atje dhe fillojnë rrotullimin e helikes me shpejtësi të madhe aq sa në përgjegjësi moderatorët janë pa flokë. Duan të dalin atje dhe të thonë u lirua një kriminel nga një notere, arkëtare. Kjo është Reforma në Drejtësi e dështuar. Çfarë ju shqetëson ju që këta njerëz thonë KÇK dhe e dinë që nuk do kalojnë vettingun. Kapin çdo ditë pronat e njerëzve që me sa kam dëgjuar ju i përfaqësoni dhe ju jeni ata që qani hallin e pronarëve të ligjshëm. Ju jeni mbështetja më e madhe e KÇK dhe e grabitjes së pronave. Uleni në vendin e gabuar dhe bëni një zhurmë që ndihmon vendimin e atyre", tha Rama.